Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, përplasen tre automjete, bllokohet qarkullimi

Publikuar me datë:

Në mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Peqin–Elbasan, pranë fshatit Murras.

Burime të para raportojnë se në incident janë përfshirë tre automjete, ndër to edhe një furgon. Deri tani, nuk janë dhënë informacione zyrtare lidhur me të lënduarit apo gjendjen e tyre shëndetësore. Përplasja ka sjellë bllokim të qarkullimit në këtë rrugë, duke shkaktuar pritje të gjata për automjetet në të dy krahët.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, teksa po punon edhe për rikthimin e qarkullimit normal. Autoritetet pritet të japin një deklaratë zyrtare me detaje të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...

Denoncimi i shkodranes: “Shoferi përplasi nënën time të moshuar dhe u largua”

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar një rast aksidenti...

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...