Biznesmeni në kërkim nga SPAK u arrestua në Francë/ Berisha hedh “shashkën” për Ermal Beqirin: A u lëshua urdhër-arresti? Apo u pengua nga policia e Ramës?!

Publikuar me datë:

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, që ishte në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Ai hodhi dyshime për këtë urdhër-arrest, nëse ishte bërë vërtetë apo jo njoftimi për vendet e BE, ndërsa hodhi dyshime për policinë.

“Ai ka bërë veprime me avionët e tij në Austri dhe Slloveni. Nëse do të ishte me mandat arrest ndërkombëtar, ai nuk bënte dot asnjë veprim. Atë mandat arrest ose nuk e lëshuan me urdhër të Ramës, ose e lëshuan dhe e bllokoi policia e Edi Ramës. Unë mendoj se transparenca është e domosdoshme. Mund të ketë dokumente, por autoritetet franceze e arrestuan krejtësisht rastësisht, pasi fluturonte në një lartësi që nuk mund ta bënte. Ermal Beqri kush ishte? Ishte Edi dhe Linda Rama. Ishte familja Rama. Ai ishte një njeri që grabiste mln në emër të tyre.”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related