Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

Publikuar me datë:

Mario Mitaj është zyrtarisht futbollist i Xhenoas. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nis një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u rikthyer në futbollin europian dhe duke u bërë pjesë e Serie A italiane.

Transferimi i 22-vjeçarit u finalizua në formulën e huazimit nga Al Ittihad, ndërsa interesimi për të nuk ka munguar. Për Mitajn kishte shfaqur interes edhe Porto, por në fund ishte Xhenoa që fitoi garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Pas eksperiencave me AEK-un e Athinës, Lokomotivën e Moskës dhe Al Ittihadin në Arabinë Saudite, Mitaj është gati për një tjetër sfidë në një nga kampionatet më të forta të Europës.

Me skuadrën saudite, ai regjistroi 58 paraqitje dhe arriti të fitojë edhe titullin kampion. Megjithatë, sezoni i fundit nuk ishte i lehtë për shqiptarin. Kufizimet mbi numrin e futbollistëve të huaj në kampionatin saudit bënë që ai të mbetej shpesh jashtë planeve të skuadrës.

Kalimi te Xhenoa i jep Mitajt mundësinë të rikthehet në një kampionat elitar dhe të fitojë më shumë minuta në fushë, një zhvillim pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare në prag të sfidave të ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ahmetaj: ‘Janë 3 orë përgjime. Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të...

Të brendshmet e Brigitte Bardot dalin në ankand, revoltohet bashkëshorti

Edhe pas vdekjes, Brigitte Bardot vijon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një ankandi që ka shkaktuar reagimin e bashkëshortit të saj të fundit. Rreth 300 sende personale të ikonës së kinemasë franceze do të dalin në ankand në Paris, një vendim që Bernard d’Ormal e ka kundërshtuar publikisht, duke […]

Ahmetaj: Nuk kanë guxim të prekin Ballukun. Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur...