Policia e Shtetit ka ndërmarrë disa ndryshime në drejtimin e disa prej departamenteve kryesore. Bëhet me dije se Neritan Nallbati është shkarkuar nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe është emëruar në Akademinë e Sigurisë.
Ndryshime ka pasur edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë. Në vend të Seferit është komanduar Artan Bajraktari, ndërsa në vend të Nallbatit është komanduar Arjan Muça.

