Aksidentohet ‘Cekja i Beratit’, përplaset me klerikun bektashi në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Publikuar me datë:

Aktori i njohur i humorit, Sejfulla Myftari, i njohur për publikun si ‘Cekja i Beratit’, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë kthesës së fshatit Hormovë.

Automjeti tip "Mercedes-Benz", me të cilin udhëtonte Cekja, është përplasur me një automjet tip "Ford", që drejtohej nga kleriku bektashian Sheh Ali Hormova.

Sipas raportimeve në media, përplasja nuk ka qenë frontale, duke bërë që të shmangen lëndimet.

Si pasojë e aksidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve kanë dalë pa lëndime.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Gjirokastrës, të cilat po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...

Zjarr në Lazarat, fakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në fshatin Lazarat të...

Gaza/ Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite

Që prej fillimit të luftës në tetor 2023, të paktën 73,919 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, njofton Ministria e Shëndetësisë në këtë zonë. Sipas të njëjtës ministri, numri i të plagosurve ka arritur në 174,977 persona që nga shpërthimi i konfliktit. Gjatë 24 orëve të fundit, spitalet e Gazës kanë pranuar trupat e […]