Propozimi i PS për “Territorialen”/ Administrata bojkoton punën, protestë kundër shkrirjes së bashkisë Klos

Publikuar me datë:

Propozimi i mazhorancës për reformën administrativo-territoriale ka sjellë reagime dhe protesta në disa bashki të vendit. Në Klos, administrata vendore ka dalë në protestë kundër planit për shkrirjen e bashkisë, duke bojkotuar punën.

Gazetari Enver Doçi raportoi për News24 se punonjësit e administratës së Bashkisë Klos kundërshtojnë përfshirjen e bashkisë në procesin e riorganizimit territorial dhe kërkojnë rishikimin e vendimit.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë aksionin deri në marrjen e një vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse.

Reagime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Belsh dhe Prrenjas, dy bashki të tjera që sipas propozimit të mazhorancës pritet të përfshihen në procesin e shkrirjes.

Një ditë më parë, protesta u zhvilluan edhe në Poliçan, ku disa qytetarë të lidhur me Partinë Socialiste dogjën teserat e anëtarësisë, ndërsa kreu i PS-së në këtë qytet dha dorëheqjen përpara protestuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...

Zjarr në Lazarat, fakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në fshatin Lazarat të...

Gaza/ Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite

Që prej fillimit të luftës në tetor 2023, të paktën 73,919 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, njofton Ministria e Shëndetësisë në këtë zonë. Sipas të njëjtës ministri, numri i të plagosurve ka arritur në 174,977 persona që nga shpërthimi i konfliktit. Gjatë 24 orëve të fundit, spitalet e Gazës kanë pranuar trupat e […]