Sali Berisha: “Ndaj meje janë bërë edhe atentate”

Publikuar me datë:

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, ka komentuar së fundmi thirrjet që janë bërë kundër tij gjatë protestave, duke rikujtuar episode nga e kaluara dhe duke pohuar se ndaj tij janë ndërmarrë përpjekje për eliminim.

Gjatë një interviste në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Berisha theksoi se që prej vitit 1991 është përballur me thirrje kundër tij, duke sjellë ndër mend slogane të tilla si “Sali Berisha në litar” dhe “Sali Berisha në burg”.

Ai shtoi se gjatë fazave të ndryshme të zhvillimeve politike ka qenë objekt i sulmeve dhe akuzave.

“Që nga viti 1991 e deri më sot ka pasur gjithnjë, herë qindra, herë mijëra, herë dhjetëra mijëra, që kërkonin ‘Sali Berisha në litar’, ‘Sali Berisha në burg’. Brigadat vullnetare të Hysni Milloshit, kur përmbysën shtatoren e diktatorit, donin me çdo kusht ‘Sali Berisha në hell’”, u shpreh Berisha.

Berisha foli më tej edhe për vitin 1997, duke pretenduar se ka pësuar atentate në atë kohë. Ai gjithashtu u ndal te një akuzë nga viti 1999, të cilën e cilësoi si të pabazë.

Lideri i PD-së u ndal edhe te kërkesat për arrestimin e tij, duke përmendur deklarimet e kryeministrit Edi Rama dhe reagimet e disa diplomatëve të huaj.

“Besoj i ke të freskëta deklaratat e Ramës për arrestimin e Sali Berishës. Arrestimin e Sali Berishës e kërkuan edhe diplomatë të huaj dhe ajo ndodhi”, tha kreu i PD-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Këmbimi valutor sot/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...