Interesi për Paketën e Maleve në Bashkinë Vau i Dejës po konkretizohet me hapat e parë të aplikuesve. Deri tani, 26 përfitues kanë përfunduar me sukses fazën e parë të procedurave, duke shënuar nisjen e investimeve që synojnë zhvillimin e zonave malore.
Kjo skemë synon t’u krijojë banorëve më shumë mundësi për të zhvilluar aktivitetet e tyre ekonomike, për të investuar në pronat dhe tokat që zotërojnë, si edhe për të nxitur punësimin dhe qëndrimin e familjeve në zonat malore.
Pritshmëritë janë që, përmes kësaj nisme dhe angazhimit të komunitetit vendas, Vau i Dejës të forcojë pozicionin e tij si një prej destinacioneve me potencial të lartë për turizmin malor dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

