Banorët e lagjes Dergut në Shkodër denoncojnë mungesën e ujit: “Prej disa orësh pa furnizim”

Publikuar me datë:

Banorë të lagjes Dergut në Shkodër, në zonën pranë shkollës “Xheladin Fishta”, thonë se prej disa orësh kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Sipas një denoncimi, ndërprerja e furnizimit ka zgjatur rreth 3 orë, ndërsa ata shprehen se nuk janë informuar më parë për ndonjë defekt apo ndërhyrje të planifikuar në rrjet.

“Prej rreth 3 orësh jemi pa ujë. Nuk dimë nëse po kryhen punime apo ka ndonjë avari, sepse nuk kemi marrë asnjë njoftim”, shprehen banorët.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar arsyen
e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë zonë.

Burimi Portali Veriu Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related