Spiunoi hetimet/ Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-oficeri i policisë, Igli Haxhiaj

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar ish-oficerin e Policisë Gjyqësore, Igli Haxhiaj, me 2 vite e 8 muaj burg, pasi e shpalli fajtor për veprat penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Çështja u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, vendosi fillimisht dënimin e Haxhiajt me 4 vite burg, si rezultat i bashkimit të dënimeve për tre veprat penale. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u caktuar përfundimisht në 2 vite e 8 muaj burg.

Gjykata vendosi gjithashtu që Haxhiaj të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Vuajtja e dënimit llogaritet nga data e ndalimit të tij, më 27 nëntor 2025.

Sipas hetimeve të SPAK, Haxhiaj, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, zbuloi informacione që përbënin sekret hetimor në kuadër të një procedimi për trafik ndërkombëtar droge, duke informuar një nga personat nën hetim se ishte objekt përgjimesh dhe vëzhgimesh.

Prokuroria e Posaçme pretendoi se ai i ofroi këto informacione në këmbim të përfitimeve monetare, konkretisht të shumës 15 mijë euro, siç rezulton nga komunikimet e zhvilluara në platformën e enkriptuar Sky ECC.

Hetimet zbuluan gjithashtu se Haxhiaj kishte zhvilluar komunikime në Sky ECC lidhur me tregtimin e lëndëve narkotike, por nuk kishte kryer detyrimet ligjore për të referuar dhe hetuar këto fakte, çka u konsiderua nga SPAK si shpërdorim detyre.

Procedimi penal ndaj Haxhiajt ishte pjesë e një hetimi të përbashkët mes SPAK, Prokurorisë Antimafia të Breshias në Itali dhe Prokurorisë Federale të Zvicrës, që çoi në zbulimin e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Evropës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Reforma territoriale/ Fushë-Arrëzi drejt bashkimit me Pukën, propozohet hartë e re e bashkive në veri

Partia Socialiste ka depozituar një projektligj për reformën e...

Shkozet/ Zjarri i madh përfshin magazinën, gjysma e Durrësit pa drita

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj...

Shkodër/ Kardinali Ernest Troshani kremton sonte Meshën e Shenjtë në Katedralen e Shën Shtjefnit

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, 30 korrik, besimtarët katolikë...

Emigranti nga Anglia investon në Theth, miratohet leja e parë e Paketës së Maleve

Vetëm një javë pas vizitës në Theth, Kryeministri Edi...