Malësia e Madhe drejt krizës së ujit, fshatra të tëra pa furnizim

Publikuar me datë:

Malësia e Madhe përballet sërish me probleme serioze në furnizimin me ujë të pijshëm. Situata po rëndohet në disa zona, ndërsa banorët raportojnë mungesë të ujit ose furnizim të kufizuar.

Sipas burimeve një pjesë e madhe e fshatrave në Malësi të Madhe po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Në disa raste furnizimi është ndërprerë plotësisht, ndërsa në zona të tjera uji vjen vetëm për një kohë të kufizuar.

Burimet bëjnë me dije se një nga arsyet që rëndon situatën janë edhe qindra lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, të raportuara në zona si Kastrati, Kopliku, Gruemira dhe të tjera.

Shqetësimi po shtohet edhe për qytetin e Koplikut dhe qendrën e Bajzës, ku, sipas të njëjtave burime, ekziston rreziku që furnizimi të kufizohet deri në një orë çdo dy ditë nëse situata vijon të përkeqësohet.

Problemet me furnizimin me ujë nuk janë të reja për Malësinë e Madhe. Edhe gjatë verës së vitit 2025, këshilltari i PSD-së, Mark Gjelaj, e cilësonte gjendjen “dramatike”, duke ngritur alarmin për krizën e ujit në këtë bashki.

Burimi: Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pandeli Majko Ferit Hoxhës: Shkodra s’është Lugina e Preshevës

Diskutimet për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër...

Bardh Spahia kundër hapjes së një konsullate serbe në Shkodër: Është shërbim ndaj Vuçiçit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

Reforma territoriale/ Fushë-Arrëzi drejt bashkimit me Pukën, propozohet hartë e re e bashkive në veri

Partia Socialiste ka depozituar një projektligj për reformën e...

Spiunoi hetimet/ Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-oficeri i policisë, Igli Haxhiaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...