I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV, gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se fenomeni i “drejtorokracisë” ka ndikuar fort në politikën shqiptare, duke sjellë në Parlament figura që sipas tij burojnë nga poste kyçe në administratë dhe drejtori të rëndësishme.
Bushkolaj theksoi se lejet e ndërtimit janë elementi që lidh shumë prej aferave politike dhe ekonomike, duke i cilësuar ato si mekanizëm pasurimi dhe kontrolli. Sipas tij, sektori i ndërtimit është monopolizuar dhe përdoret si instrument për interesa të pushtetit.
Ai ngriti shqetësime edhe për pastrimin e parave në ekonomi, duke përmendur përfshirjen e grupeve kriminale, investimeve të dyshimta dhe mungesën e reagimit të institucioneve.
Bushkolaj kritikoi SPAK-un për fokus selektiv, duke deklaruar se problematika më e madhe mbetet skema ekonomike që, sipas tij, lidh politikën, ndërtimin dhe kapitalet e dyshimta.
Bushkolaj:
Do ta nis nga termi drejtorokraci. Kur flasim për drejtorokraci, duhet t’ia shpjegojmë pak edhe publikut se çfarë po na thotë Elisa Spiropali. Ne kemi folur shpesh për deputetët më të votuar në parlament. Përtej atyre që cilësohen si të diktuar nga krimi i organizuar në Durrës apo në Elbasan, deputetët e tjerë më të votuar janë ato që vijnë nga shkolla e drejtorokracisë, pra që rezultojnë në qarkun e Fierit. Ish-drejtor tatimesh, ish-drejtor ujësjellësi, të cilët kanë marrë një numër rekord votash. Pra dhe gara në parlament mes njerëzve të votuar është njerëzit që vijnë nga entet e rëndësishme, pra drejtoritë e rëndësishme apo poste ministri, sikurse ishte Blendi Gonxhe. Dhe pastaj nga profile politike që ishin të diktuar nga krimi, nga njerëz anonim që në 2021-shin me nga 2.000 vota shkojnë në 22.000 vota, pra që është rast i paprecedent dhe që ekspozon dhe njëherë atë dobësinë e SPAK-ut për ta parë elefantin në dhomë. Ne dhamë tre inserte. Nëse ti i ndjek me vëmendje, të treja insertet kanë një element të përbashkët. Kush është? Janë lejet e ndërtimit. E nisëm me Partizanin, pra ndryshimi i destinacionit të truallit dhe leja e ndërtimit që nuk ishte për ish-pronarët, pra projektimi nuk ka qenë për ish-pronarët, por ka qenë për një biznesmen që drejtonte asaj kohe klubin Partizani.
Vijmë tek Mirela Kumbaro. Pavarësisht se duket pamja e parë kur thotë Air Albania, mjafton që të bësh një lidhje qark shkurtër se kush ka ndërtuar Air Albania dhe kush ka ndërtuar atë pikëzën e vogël dhe çfarë roli ka pasur ministrja Kumbaro te ajo pikëza e vogël, logjika të çon që jemi përballë një skenari që janë po lejet e ndërtimit. Për të ardhur dhe te Belinda Balluku, që përveç lejeve të ndërtimit që janë kompetencë e kryeministrit Edi Rama, me disa ndryshime, edhe Belinda Balluku kur kishte postin e zëvendëskryeministres, pra deri para pak muajsh, kishte marrë lejet e ndërtimit në disa zona të caktuara të vendit, veçanërisht në zonat pranë aeroporteve dhe në disa zona specifike. Po nëse vijmë te lejet e ndërtimit, është dhe një element tjetër që ne duhet ta kryqëzojmë me këto elementë që përmendëm, se ne kemi goditjen e dy grupeve kriminale, javët e fundit, pra sekuestrime parash, ëh të grupeve që kryenin trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Që ato për koincidencë pra, rastis që të jenë të përfshirë tek lejet e ndërtimit. Çfarë ka ndodhur? Shumë e vështirë që ti të bësh një kufi ndarës ku mbaron Belinda Balluku dhe ku fillon Edi Rama dhe kjo është arsyeja e mbrojtjes. Belinda Balluku është ekzekutorja kryesore e skemës së Edi Ramës që lidhet me atë që është pasurimi përmes posteve në pushtet. Orientimi i ekonomisë tek sektori i ndërtimit ka qenë edhe është projekt i Edi Ramës dhe kjo është arsyeja sepse është monopolizuar i gjithi ky sektor. Se ne themi paratë e drogës, paratë e drogës, paratë e drogës. Paratë e drogës janë vetëm një pjesë. Djersa e emigrantëve në këtë histori përdoret si fasadë. I gjithë mekanizmi i kësaj është pasurimi vetjak i Edi Ramës edhe i atij rrethi të ngushtë dhe për këtë janë marrë disa vendime. E para është marrë vendimi për monopolizimin e lejeve të ndërtimit, pra qoftë në zonat bregdetare, qoftë në Tiranë dhe që janë monopol i kryeministrit Edi Rama. E dyta, ka diktuar tek çmimi i referencës, pra ka ndërhyrë vetë kryeministri me iniciativën e tij që të miratohet ligji për referencat pra për të rritur kostot për ndërtuesit që në finale sjell rritje të çmimeve në treg. E treta pastaj është ajo debati që ne kemi hapur shpesh me këto studiot arkitekturore.
Pra këtu ka një rregull që këto kompanitë e mëdha të ndërtimit, çunat nga Milano, nga Turqia, të cilët na kanë dalë dhe tek dosja e tjetërsimit të pronave në Durrës. Çfarë ndodh? Në qytetet bregdetare dhe në Tiranë, kudo ku ka projekte të rëndësishme ndërtimore, është kusht i panegociueshëm marrja e studiove arkitekturore të huaja që janë me kosto jashtëzakonisht shumë të larta. Po për ironi të fatit, të gjitha këto studio arkitekturore të dalin të ndërlidhura me biznese, po themi të familjarëve të Edi Ramës. Pra, tek studio arkitekturore ku punon thjeshtra e tij, tek studio arkitekturore të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Jemi përballë një mekanizmi zhvatje në mënyrë barbare të shqiptarëve dhe për këtë, për fat të keq, është përdorur gjersa e emigrantëve.
Dhe në këtë histori, Flavio, janë të përfshira të gjitha institucionet se ne themi SPAK-u, SPAK-u, SPAK-u, po përtej SPAK-ut duhet të kemi parasysh që ne kemi Bankën e Shqipërisë që është e përfshirë në këtë histori. Ne kemi tatimet, ne kemi doganat, ne kemi shërbimin informativ, ne kemi drejtorinë e pastrimit të parave. Pra, jo rastësisht motorri kryesor i ekonomisë është ndërtimi. Tani çfarë ndodh? Kemi një qasje këto kohët e fundit që kemi një narrativë për paketë me anëve. Pra, këtu nuk flitet për hallet e shqiptarëve, këtu nuk flitet as për eksod, nuk flitet as për shëndetësi.
Është një nxitim për ta spostuar vëmendjen, pse? Qartazi aty ka interesa ekonomikë sikurse ka dhe tek parqet fotovoltaike. Tani për të ardhur tek pjesa e Igli Tares. Tani nuk është problem nëse Igli Tare… Te të gjitha fushat që përmendëm, pra te të gjitha fushat që konsiderohen, pra këtu ikin 1 milion shqiptarë dhe çuditërisht na kthehen këto emigrantët e pasur. Pra që ka, ka një paradoks, ka një paradoks në vetvete.
Tani duhet të kemi parasysh një diçka. Kur flasim për Igli Taren, e para ne po flasim për një futbollist, i cili për hir të së vërtetës ka qenë i suksesshëm në atë që mund të cilësohet një futbollist shqiptar i suksesshëm, ka qenë një drejtues i suksesshëm. Por ka një diçka tjetër. Nuk është mëkat nëse Igli Tare vjen këtu dhe merr një leje ndërtimi, po duhet parë me kujdes. Si është marrë kjo leje ndërtimi? Kush ka investuar në këtë leje ndërtimi që ka marrë ky? Pra kush ka blerë prona? Se nëse aty janë blerë prona, po themi me çmime 3-4.000 euro, 5.000 euro metri katror, ore mund të të orientojë te fakti që jemi përballë një skenari të pastrimit të parave. Paratë e kujt po pastrohen në këtë histori? Pra, këtu është edhe ajo ngërçi që ne kemi pasur me SPAK-un Flavio, që po i themi që ti nuk po e sheh elefantin në dhomë se ka krime që hetohen në mënyrë skrupuloze, sikurse është dosja Partizani, po themi, apo dosja Meta, apo dosje të tjera, por ndërkohë ka dhe disa krime në flagrancë. Unë do t’i bëja një krahasim kësaj që po ndodh me pastrimin e parave në ekonomi.

