EMRI/ U kap me fara kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Publikuar me datë:

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi në makinë iu gjetën 1000 fara kanabisi të cilat do t’i shiste.

Sipas policisë, shtetasi Renis Aliaj u ndalua në Rrugën e Dafinave. Atij iu sekuestruan makina tip ‘Benz’ dhe farat e bimës narkotike.

Në kuadër të operacionit, në Rrugën e Dafinave, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. A. Në automjet u gjet një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, farat narkotike dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 31-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...