Marrëveshja e huaj me SHBA/ Agron Shehaj: Qeveri servile! Një tufë të korruptuarisht që vjedhin popullin e vetë

Publikuar me datë:

Agron Shehaj, kryetari i partisë Mundësia, ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit politike, përplasjet në Kuvend dhe ngjarjet jashtë sallës së seancave plenare. Shehaj theksoi se opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe do të vazhdojë betejën e saj politike.

“Nuk dorëzohemi. Lufta jonë vazhdon. Do të kishim dashur që shfaqje të tilla mos të kishin ndodhur, por të bësh opozitë nuk është e lehtë. Të bësh opozitë duhet që në mënyra të ndryshme të kërkojmë hapësirat tona. Po kërkojmë që të bëjmë opozitë, pavarësisht sjelljes së kësaj mazhorance.”, u shpreh ai. Shehaj iu referua edhe kërkesës së Partisë Socialiste për përjashtimin e tij për 60 ditë nga Kuvendi, duke thënë se maxhoranca kërkon ta largojë atë.

“Është kërkesa e 4 në 5 muaj për të më përjashtuar nga Kuvendi. E di se çfarë ka vendosur Taulant balla dhe Rama. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Përjashtimi 60 ditë është bërë për ata që hedhin mjete tymëse. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk do të ndalemi, do të bëjmë opozitë. Prokurorët e SPAK do të hetojnë dhe zbulojnë se kush kanë marrë pjesë në pengimin tim në seancën e kaluar. Nuk mund të heshtim. Protestuesit kanë 60 ditë që protestojnë.”, deklaroi ai. Shehaj komentoi gjithashtu edhe miratimin e marrëveshjes së huas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kritikoi qëndrimin e mazhorancës, të cilën e cilësoi të nënshtruar.

“Këta janë një tufë të korruptuar që duan të vazhdojnë të vjedhin. Ai dokument nuk kishte detaje, është dokument publik. Por këta për ta bërë me interesante, për t’u bërë servila, tregojnë me gjasme që po i mbështet Amerika. Pasi ata janë hajdutë dhe vjedhin popullin e vetë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia U-19 rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sezonin e ri

Vllaznia U-19 ka hapur zyrtarisht sezonin futbollistik 2026-2027, duke...

Kujdes/ Skema e re mashtruese në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror!

Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm...

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese...