Netanyahu sulmon Mamdanin pasi kërkoi arrestimin e tij: Po nxit përçarje

Publikuar me datë:

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht debatit publik dhe kërkesave për arrestimin e tij, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të zhvillohet në Nju Jork këtë vjeshtë.

Kjo deklaratë u bë pas qëndrimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili më herët kishte pohuar se do të ekzekutonte urdhër-arrestin e lëshuar ndaj Netanyahut nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në vitin 2024.

Megjithëse Mamdani u shpreh i vendosur, javën e kaluar ai pranoi se administrata e tij nuk posedon autorizim ligjor për arrestimin e kryeministrit të Izraelit. Sipas tij, përgjegjësia për këtë çështje i takon autoriteteve federale dhe jo qeverisë lokale të qytetit.

Gjatë një interviste në Fox News, Netanyahu u shpreh se nuk ndjehet i kërcënuar nga deklaratat e Mamdanit. Ai e akuzoi këtë të fundit për nxitje të “urrejtjes dhe përçarjes”.

“Ai supozohet të jetë kryetari i bashkisë së të gjithë banorëve të Nju Jorkut: hebrenjve, të krishterëve, myslimanëve, të gjithëve. Por ai po përpiqet ta kthejë një grup kundër tjetrit dhe po mbjell urrejtje dhe frikë”, tha Netanyahu.

Këtë javë, Netanyahu ka planifikuar të vizitojë Shtetet e Bashkuara për një takim me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të senatorit Lindsey Graham. Vizita në Nju Jork nuk është pjesë e këtij udhëtimi aktual, ndërsa pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pritet të ndodhë gjatë vjeshtës.

Zohran Mamdani, i njohur për mbështetjen e tij ndaj kauzës palestineze, e ka quajtur Netanyahun “kriminel lufte”, duke premtuar gjatë fushatës se do të ekzekutonte urdhër-arrestin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të vitit 2024.

Izraeli ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte në Gaza, ndërsa Netanyahu i ka quajtur këto akuza të pabazuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...