Mjaftojnë pak minuta shi, përmbyten rrugët në Fier

Publikuar me datë:

Reshje të shkurtra shiu, kanë mjaftuar për të krijuar probleme serioze përmbytjesh në disa zona të Fier.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, rrugë të tëra janë mbuluar nga uji brenda një kohe shumë të shkurtër, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në disa lagje raportohet se uji ka hyrë edhe në oborre duke shkaktuar shqetësim dhe dëme të mundshme materiale.

Banorët shprehen të habitur nga fakti se një reshje kaq e shkurtër ka qenë e mjaftueshme për të krijuar përmbytje, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e kanalizimeve dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane në qytet.

Ndërkohë, kritikat janë drejtuar edhe ndaj Bashkisë së Fier, për mungesë reagimi dhe masa parandaluese, sidomos në një situatë që sipas qytetarëve nuk është e papritur për shkak të problemeve të përsëritura me rrjetin e kullimit të ujërave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...