Dogana e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur të hënën, më 27 korrik, në orët e para të mëngjesit, duke filluar nga ora 05:00 deri në 10:00.
Mbyllja e përkohshme vjen si pasojë e një greve nga punonjësit e doganës greke. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet doganore greke, të cilat kanë njoftuar ndërprerjen e lëvizjes në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë këtij intervali pesëorësh. Gjatë kësaj kohe nuk do të lejohet asnjë kalim automjetesh, as në hyrje dhe as në dalje të kësaj pike doganore.
Dogana Shqiptare i këshillon qytetarët dhe bizneset që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë të hënën, më 27 korrik, të shmangin lëvizjen nëpërmjet Kapshticës në oraret 05:00–10:00, për të evituar vonesat dhe ndalimin e udhëtimit gjatë kohës së mbylljes.

