Durrës/ Plagosje me thikë, detajet e para

Publikuar me datë:

Një person ka mbetur i plagosur këtë pasdite në zonën e Shkallnurit, në Durrës.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, Lagjja 13.

Të njëjtat burime saktësojnë se i plagosuri është qëlluar nga një person tjetër me mjet prerës (thikë).

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet.

Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë konflikt, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plagosja me thikë te Petro Nini, reagon policia

Një 49-vjeçar u qëllua me thikë mbrëmjen e sotme...

Çfarë u diskutua në Kryesinë e PD? Zbardhen propozimet e bëra në mbledhje

Kryesia dhe sekretariati i Partisë Demokratike përfunduan mbledhjen e...

Trajneri i Spartakut: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës, Vadim Romanov, ka bërë...