Furtuna dhe reshje intensive nesër, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

Publikuar me datë:

Moti në vendin tonë do të ndryshojë ndjeshëm ditën e premte, kur priten stuhi dhe reshje të forta. Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka publikuar një thirrje të menjëhershme për përdoruesit e mjeteve lundruese dhe qytetarët.

Në njoftimin zyrtar, autoritetet saktësojnë se, sipas parashikimeve të motit për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike, periudha nga mesdita e 24 korrikut deri në paraditen e 25 korrikut 2026 sjell det të trazuar. Gjatë këtij intervali, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që kryejnë aktivitet jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, si dhe përgjatë bregdetit Dhërmi–Himarë–Sarandë, duhet të shmangin daljet në det.

Policia thekson se rreziqet në det do të jenë të mëdha për jetën e atyre që ndodhen në bord, ndaj drejtuesit e mjeteve lundruese këshillohen të ushtrojnë vigjilencë maksimale dhe të mos ndërmarrin udhëtime të panevojshme gjatë kësaj kohe.

Po ashtu, paralajmërimi i Policisë vlen dhe për rrugët. Shoferët e makinave dhe motomjeteve udhëzohen të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të evitojnë manovrat e rrezikshme. Ndërkohë, këmbësorët këshillohen të jenë veçanërisht të vëmendshëm, kryesisht në rrugë të lagura nga reshjet.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të veprojnë me përgjegjësi dhe kujdes maksimal, për të parandaluar ngjarje të rënda dhe për të siguruar jetën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohen kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Sekretari i 10-të i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara...

Marash Kumbulla drejt largimit nga Roma, synon Spanjën

E ardhmja e Marash Kumbullës te Roma mbetet ende...

Vlorë/ 54-vjeçari mbërrin pa shenja jete në spital, dyshohet për infarkt

Një 54-vjeçar humbi jetën teksa po transportohej drejt spitalit...