Shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren Irena Gjoka

Publikuar me datë:

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor ka vendosur shtimin e masave të sigurisë fizike për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Vendimi është marrë nga struktura e përbërë nga përfaqësues të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe institucioneve të tjera të sigurisë, të cilët kanë miratuar rritjen e nivelit të mbrojtjes për gjyqtaren.

Ende nuk bëhen të ditura arsyet konkrete apo rrethanat që kanë çuar në këtë vendim, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse gjyqtarja ka marrë kërcënime direkte apo nëse masat lidhen me çështje të caktuara gjyqësore që ajo po shqyrton.

Kujtojmë se PD ka kallëzuar në SPAK se gjyqtarja Irena Gjoka ka falsifikuar formularët e dekriminalizimit. Sipas PD, Gjoka nuk kishte deklaruar në këto formularë një dënim penal të dhënë ndaj saj nga Gjykata e Janinës në vitin 2005 për mbajtjen e një dokumenti të falsifikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...