Shkodër/ Qendra Rinore “Atelie” afron të rinjtë me botën e fotografisë

Publikuar me datë:

Fotografia po zgjon gjithnjë e më shumë interes tek të rinjtë shkodranë. Kursi veror “Photography and Visual Marketing”, i organizuar nga Qendra Rinore “Atelie” në kuadër të Summer EduLabs 2026, ka mbledhur dhjetëra pjesëmarrës të apasionuar pas artit të fotografisë.

Fotografi dhe njëherazi instruktori i kursit, Edi Duoda, thotë se të rinjtë po tregojnë interes jo vetëm për fotografinë me aparat profesional, por edhe për realizimin e imazheve cilësore me telefonat celularë, duke dëshmuar se teknologjia po e bën fotografinë më të aksesueshme për të gjithë.

Pjesëmarrësit shprehen se fotografia është një pasion që duan ta zhvillojnë më tej dhe e konsiderojnë kursin një mundësi të mirë për të fituar njohuri praktike dhe përvojë nga një profesionist i fushës.

Kursi është pjesë e programit veror të Qendrës Rinore “Atelie”, e cila gjatë muajve të verës organizon aktivitete dhe trajnime të ndryshme me synimin për t’i mbajtur të rinjtë aktivë, për të nxitur kreativitetin dhe për t’u ofruar mundësi të reja zhvillimi personal e profesional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Belind Këlliçi publikon foton e Olsi Ramës me Gert Hakën: Ja si u bënë pronarë të kazinosë në “Air Albania”

Belind Këlliçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka intensifikuar akuzat...

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...