Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike

Publikuar me datë:

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, zhvilloi mbledhjen e parë të kabinetit të tij qeveritar, ku njoftoi heqjen e tarifës së shtuar mbi energjinë elektrike, me synimin për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve.

Burnham deklaroi se tarifa mbi vlerën e shtuar për energjinë elektrike do të hiqet duke nisur nga 1 tetori. Sipas qeverisë, kjo masë do t’i kursejë çdo familjeje rreth 45 paundë në vit, ndërsa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 850 milionë paundë gjatë vitit fiskal aktual.

“Ne po veprojmë menjëherë për të ulur taksat mbi faturat e energjisë, për të vënë më shumë para në xhepat e qytetarëve dhe për të rikthyer shpresën”, deklaroi Burnham.

Sipas qeverisë britanike, kostoja e kësaj mase do të mbulohet nga heqja e skemës së identitetit digjital, e propozuar nga qeveria e kaluar, e cila parashikohej t’u kushtonte taksapaguesve rreth 1.8 miliardë paundë.

Megjithatë, Darren Jones, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Keir Starmer, vuri në dyshim këtë plan financiar, duke argumentuar se programi i identitetit digjital nuk kishte marrë ende fonde. Ai u bëri thirrje ministrave të sqarojnë se si do të mbulohen të ardhurat e humbura nga heqja e kësaj tarife në buxhetin e vjeshtës.

Burnham mblodhi ministrat për herë të parë në Downing Street, pasi mori detyrën e kryeministrit dhe drejtimin e Partisë Laburiste. Edhe pse premtoi t’i japë fund përçarjeve brenda partisë, një nga vendimet e para të tij ishte largimi i disa ministrave të afërt me paraardhësin e tij, Keir Starmer, dhe promovimi i aleatëve që mbështesin agjendën e tij politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ronaldo: “Synimet i kam të qarta. Nuk iki nga Portugalia, po shijoj futbollin”

Cristiano Ronaldo, në moshën 41-vjeçare, vazhdon të mbajë veshur...

Itali/ Shkërmoqet organizata kriminale, gjenden 3.2 milionë euro të fshehura brenda mureve të një shtëpie

Gjatë një operacioni kundër një grupi kriminal të dyshuar për lidhje me mafien në afërsi të Napolit, policia italiane ka gjetur 3.2 milionë euro (rreth 3.6 milionë dollarë) të fshehura brenda mureve të një banese. Sasia e madhe e parave, e cila përbëhej kryesisht nga kartëmonedha 50-euroshe të mbështjella me plastikë, u zbulua kur oficerët […]

Tifozët e Vllaznisë të ndarë në dy kampe, për protestë apo mbështetje për kuqeblutë?

Aktualisht, tifozeria e Vllaznisë po përballet me një ndarje...