Cakran/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte, një tjetër vatër zjarri në Voskopojë

Publikuar me datë:

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në kodrat në afërsi të Selishtës në njësinë administrative Cakran.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishta, pemë dhe shkurre. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat u përhap por tre mjete zjarrfikëse janë duke punuar për izolimin e  flakëve pavarësisht erës së fortë

Gjithashtu raportohet për një tjetër zjarr në vendin e quajtur “Antenat”, në Voskopojë.

Drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të MZSH-së, një automjet zjarrfikës.

Gjithashtu, janë mobilizuar forca nga Njësia Administrative Voskopojë, si dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.

Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk mund të afrohet pranë vatrës së zjarrit. Një pjesë e efektivëve kanë nisur ndërhyrjen në terren, ndërsa pjesa tjetër është në lëvizje drejt vatrës.

Pas vlerësimit të situatës nga drejtuesi i MZSH-së, do të koordinohen veprimet e mëtejshme për neutralizimin e plotë të zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pukë/ Sherr mes dy familjeve, plagosen dy persona

Një përplasje për çështje pronësie mes dy familjeve në...

Mali i Zi miraton: Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual

Gratë në Mal të Zi të diagnostikuara me sëmundje...

Krujë/ Përplasen dy automjete, një viktimë

Një aksident rrugor ka rezultuar fatal këtë pasdite pranë...