Klubi serb Crvena Zvezda ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet një pankartë me mbishkrimin “Kosovo is Serbia”, të shoqëruar me mesazhin: “Kosovo is Serbia! Thank you Larne Football Club”.
Postimi ka ngjallur reagime në rrjet, pasi slogani prek një nga çështjet më të ndjeshme në rajon. Për shumë qytetarë të Kosovës, mesazhe të tilla konsiderohen provokuese dhe të papranueshme.
Përdorimi i mesazheve politike në futboll është kritikuar vazhdimisht, pasi sporti duhet të shërbejë si urë bashkimi dhe jo si mjet për nxitjen e tensioneve apo përhapjen e narrativave që mund të cenojnë ndjeshmëritë e popujve të prekur nga konfliktet historike.

