Lirohet nga detyra zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme

Publikuar me datë:

Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e veprimit 2027–2029, si edhe një marrëveshje me Ukrainën për transportin ndërkombëtar rrugor.

Qeveria miratoi gjithashtu ndryshime në disa vendime që lidhen me personat me aftësi të kufizuara, mbrojtjen sociale, Policinë e Shtetit, gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë dhe masat për hartimin e legjislacionit penal në kuadër të integrimit europian.

Në të njëjtën mbledhje u vendos edhe lirimi nga detyra i zëvendësministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimet për:

-Disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 722, datë 11.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar, të ndihmësit personal, si dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”, të ndryshuar.

-Një shtesë në Vendimin nr. 182, datë 26.2.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara, si dhe të ndihmësit personal”, të ndryshuar.

-Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

-Për përcaktimin e rregullave, të procedurave dhe të masës së kompensimit në rastet e plagosjes dhe dëmtimit të shëndetit të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe për përcaktimin e rregullave dhe të procedurës së trajtimit të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit që humbin jetën për shkak të detyrës.

-Për disa shtesa në Vendimin nr. 751, datë 1.12.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për një mbrojtje të veçantë nga shteti për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç”.

-Një shtesë në Vendimin nr. 277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të verbrit”, të ndryshuar.

-Për marrjen e masave për hartimin e legjislacionit në fushën penale, në kuadër të procesit të integrimit evropian.

-Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për transportin ndërkombëtar rrugor.

-Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026 – 2030 dhe të planit të veprimit 2027 – 2029.

Njëherësh Këshilli i Ministrave miratoi vendimin:

-Znj. Vilma Premti, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Itali/ Shkërmoqet organizata kriminale, gjenden 3.2 milionë euro të fshehura brenda mureve të një shtëpie

Gjatë një operacioni kundër një grupi kriminal të dyshuar për lidhje me mafien në afërsi të Napolit, policia italiane ka gjetur 3.2 milionë euro (rreth 3.6 milionë dollarë) të fshehura brenda mureve të një banese. Sasia e madhe e parave, e cila përbëhej kryesisht nga kartëmonedha 50-euroshe të mbështjella me plastikë, u zbulua kur oficerët […]

Tifozët e Vllaznisë të ndarë në dy kampe, për protestë apo mbështetje për kuqeblutë?

Aktualisht, tifozeria e Vllaznisë po përballet me një ndarje...

Paqësori në temperatura rekord/ El Niño fuqizohet, shënohet rritje me 4.6°C

Fenomeni El Niño po tregon shenja të një fuqizimi...

Hormuz/ Anija e mallrave goditet nga një predhë, raportohet për viktima

Një anije mallrash u përfshi nga flakët pasi u godit nga një predhë e paidentifikuar në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot Agjencia e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Sipas një paralajmërimi të lëshuar nga UKMTO, oficeri i sigurisë së kompanisë së anijes informoi për ngjarjen, duke bërë të ditur se të gjithë […]