Aksion i Policisë dhe IKMT në Shkodër, mbyllen disa lavazhe në zona të banuara

Publikuar me datë:

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka nisur një operacion për verifikimin dhe mbylljen e disa lavazheve që ushtrojnë aktivitet në zona të banuara.

Sipas burimeve, kontrollet kanë filluar një ditë më parë dhe kanë vijuar edhe gjatë së mërkurës, ku disa subjekte janë mbyllur nga autoritetet.

Operacioni synon evidentimin e aktiviteteve që nuk respektojnë rregullat dhe standardet ligjore për ushtrimin e këtij shërbimi, si dhe marrjen e masave ndaj subjekteve që rezultojnë në shkelje.

Burime pranë grupeve të kontrollit bëjnë me dije se aksioni nuk do të ndalet me kaq, por do të shtrihet edhe në lavazhe dhe subjekte të tjera në qytetin e Shkodrës. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar mbi numrin e subjekteve të mbyllura apo masat administrative të vendosura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ekspertët kërkojnë  ngadalësimin e zhvillimit të AI

Më shumë se 1 mijë punonjës dhe drejtues të...

Edona Bilali shpreh ngushëllime për tragjedinë në Postribë

Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka reaguar...

Pse Trump po shmang përplasjen me Putin?

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me kritika për...