Ndryshime në strukturat e Policisë, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariatin nr.2 në Tiranë

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit ka kryer ndryshime në disa struktura, ku janë bërë emërime të reja në drejtori të rëndësishme të Policisë Kufitare, si dhe në komisariate të vendit.

Sipas vendimeve të fundit, Arber Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit në Vlorë. Ndërkohë, drejtori i mëparshëm i këtij sektori është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.

Në Shkodër, drejtimin e Drejtorisë së Kufirit e ka marrë Agim Basha, i cili vjen nga Akademia e Sigurisë.

Po ashtu, në Durrës është emëruar Drejtor i Kufirit Altin Lila, ndërsa drejtori aktual i këtij sektori, Ermal Lila, është caktuar specialist në Policinë e Shtetit.

Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e Policisë së Tiranës, ku Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...