Prishjet në Theth/ Pse u ndëshkuan vetëm drejtori i Policisë dhe shefi i Komisariatit? Ku mbetet përgjegjësia e Bashkisë, IMT dhe IKMT?

Publikuar me datë:

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth lë hapësirën e pikëpyetjeve mbi përgjegjësinë e institucioneve që kishin detyrimin ligjor të kontrollonin territorin.

Mosnisja e një hetimi të gjerë nga SPAK për këtë çështje ngre dyshime.

Nëse në Theth u ngritën dhjetëra objekte pa leje, lind pyetja se si ishte e mundur që kjo të ndodhte pa u konstatuar dhe ndaluar nga Bashkia, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të cilët janë institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe ndërhyrjen ndaj ndërtimeve të paligjshme.

Nga ana tjetër, masat u përqendruan te ish-drejtori i Policisë dhe ish-shefi i Komisariatit të zonës. Policia është hallka që ndërhyn në mbështetje të IMT-së dhe IKMT-së gjatë zbatimit të ligjit, ndërsa kontrolli dhe evidentimi i ndërtimeve pa leje është kompetencë e strukturave të territorit.

Pikërisht për këtë arsye, mbetet e paqartë pse përgjegjësia u përqendrua vetëm te drejtuesit e Policisë, ndërsa nuk ka të njëjtën qasje ndaj hallkave të tjera institucionale që kishin detyrimin të parandalonin ndërtimet pa leje që në momentet e para.

Përgjegjësia për Thethin nuk mund të jetë selektive. SPAK duhet të shohë rolin e çdo institucioni që kishte detyrimin ligjor të mbronte territorin, në mënyrë që përgjegjësia të mos mbetet vetëm te hallka e fundit e zinxhirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA/ Burri vret gruan dhe gjashtë fëmijët, dogji shtëpinë dhe më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka goditur komunitetin e Grand Haven...

Pukë/ Sherr mes dy familjeve, plagosen dy persona

Një përplasje për çështje pronësie mes dy familjeve në...

Mali i Zi miraton: Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual

Gratë në Mal të Zi të diagnostikuara me sëmundje...