Detaje nga aksidenti që u mori jetën tre shqiptarëve nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën tre shtetas nga Kosova, pasi automjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në lumin Lepenc.

Viktimat janë identifikuar si Ejup Ternava, bashkëshortja e tij Cennet Ternava dhe motra e Ejupit, Fatmire Shabani. Sipas familjarëve, çifti kishte shkuar në Aeroportin e Shkupit për të marrë Fatmiren, e cila sapo kishte mbërritur, dhe po ktheheshin drejt Kosovës kur ndodhi aksidenti.

Në një prononcim për mediat në Kosovë, i afërmi i viktimave, Fatmir Beqiri, tha se kontakti i fundit me ta është regjistruar rreth orës 22:38 nga kamerat e sigurisë në Maqedoninë e Veriut.

“Pas atij momenti humbën çdo gjurmë. Dyshohet se Ejupi, që drejtonte makinën, ka hyrë gabimisht në një rrugë pa dalje dhe më pas ka ndodhur tragjedia”, u shpreh ai.

Beqiri ngriti dyshime se aksidenti mund të jetë shkaktuar edhe nga mungesa e sinjalistikës rrugore në zonë.

“Kam qenë ndër të parët që shkova në vendngjarje dhe nuk pashë asnjë tabelë apo sinjalistikë që të paralajmëronte rrezikun,” deklaroi ai.

Familjarët humbën kontaktet me tre të afërmit mbrëmjen e së shtunës, pak pasi ata u larguan nga Aeroporti i Shkupit. Pas denoncimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën kërkimet, ndërsa familjarët apeluan edhe për ndihmën e qytetarëve.

Automjeti, një Mercedes GLC me targa gjermane, u gjet më vonë i fundosur në lumin Lepenc. Pas nxjerrjes së tij nga uji, autoritetet konfirmuan se brenda ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...