FOTO/ Këta janë dy nga autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë

Publikuar me datë:

Personat që shikoni në foton e mësipërme janë, Florin dhe Renato Mhillaj, 2 prej personave të dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

I dyshuari i tretë është Adriano Mhillaj, të gjithë të shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi në vitin 2016, viktima Kreshnik Mujeci bashkë me vëllezërit e tij ka vrarë babanë e Renato Mhillajt, Gegë Mëhillaj (i njohur edhe si Genc Mhillaj apo Gent Pjetri).

Sipas burimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, atentati i djeshëm ka zgjatur pak më shumë se një minutë.

Autorët, të cilët nuk mbanin maska, kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë gjatë ekzekutimit. Dyshohet se kanë përdorur dy automjete në atentat, njëra prej të cilave e tipi “Audi A4”.

Sipas policisë, nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci.

Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...