Pamje nga momenti i aksidentit të ambulancës në Greqi

Publikuar me datë:

Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë rrugor në Hania të Kretës, ku një ambulancë u përplas me një automjet vetëm pak metra larg Spitalit të Përgjithshëm të qytetit.

Videoja e publikuar nga Zarpanews.gr tregon momentin e përplasjes së fortë mes ambulancës dhe një makine ngjyrë argjendi, e cila drejtohej nga një infermiere e Departamentit të Urgjencës së spitalit, e cila sapo kishte përfunduar turnin e saj.

Si pasojë e goditjes, ambulanca humbi kontrollin, u përmbys dhe përfundoi në rrugë.

Sipas raportimeve të mediave greke dhe agjencisë APE-MEA, një prej infermierëve të ambulancës pësoi fraktura në gjoks, ndërsa drejtuesi i ambulancës dhe shoferja e automjetit nuk pësuan dëmtime të rënda dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pacienti që transportohej me ambulancë humbi jetën për shkak të arrestit kardiak që kishte pësuar më herët, sipas njoftimit zyrtar të EKAB.

Rrethanat e plota të aksidentit po hetohen nga Policia Rrugore e Hanias.

Shoqata e Punonjësve të Shërbimeve Mjekësore të Emergjencës në Hania shprehu ngushëllimet për familjen e pacientit që humbi jetën dhe uroi shërim të shpejtë për tre personat e përfshirë në aksident.

Në reagimin e saj, shoqata theksoi kushtet e vështira në të cilat punojnë ekipet e emergjencës, duke nënvizuar se çdo ndërhyrje kërkon shpejtësi, përqendrim dhe vendimmarrje të menjëhershme, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të lehtësojnë kalimin e automjeteve të emergjencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]