Aida Hajnaj rikthehet drejtoreshë në Policinë e Shtetit

Publikuar me datë:

Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj, është emëruar në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Sipas ligjit për Policinë e Shtetit, Hajnaj duhej të rikthehej në të njëjtin pozicion që mbante më parë. Mosrikthimi i saj nga ish-drejtori i përgjithshëm Ilir Proda e shtyu atë t’i drejtohej Gjykatës Administrative.

Vendimi i gjykatës çoi në anulimin e garës për drejtimin e departamenteve në Policinë e Shtetit.

Ky zhvillim vjen pas largimit të saj nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Mandati i Hajnajt në krye të BKH-së përfundoi më 31 gusht 2025, ndërsa më pas, në shtator KLP e liroi atë nga detyra.

Para se të zgjidhej në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në vitin 2020, Aida Hajnaj mbante postin e Zëvendësdrejtores së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ajo ka shërbyer në këtë pozicion të lartë drejtues nga viti 2018 deri në gusht 2020. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e drejtores së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...