Detaje nga aksidenti që i mori jetën gazetarit, i lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën bregdetare të Porto Novos, Vlorës, ku humbi jetën gazetari 40-vjeçar Enrik Mehmeti.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në zonën e Dajlanit, jashtë segmentit rrugor. Dyshohet se Mehmeti, i cili drejtonte një motomjet me katër rrota, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, gazetari ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.

Në motomjet ndodhej edhe shtetasi me iniciale K. S., 18 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer. I riu ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se aksidenti ka ndodhur në një sipërfaqe bregdetare, jashtë zonës rrugore, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Enrik Mehmeti u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë sipas policisë i plagosur ka mbetur edhe një 18-vjeçar. I riu mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas Policisë, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, pasi dëmtimet që ka pësuar nuk i rrezikojnë jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut që çoi në humbjen e kontrollit të motomjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...