Puka nderon Renato Farinën, Gazetarit dhe Politikanit Italian i akordohet titulli “Mirënjohja e Bashkisë”

Publikuar me datë:

Renato Farina, shkrimtar, gazetar dhe politikani italian, është nderuar nga Bashkia Pukë me titullin “Mirënjohja”, duke njohur kontributin e tij të vlefshëm për Shqipërinë dhe, në veçanti, për mbështetje ndaj emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Gjatë një ceremonie zyrtare, kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, i dorëzoi titullin, duke theksuar rëndësinë e figurës dhe angazhimit të Farinës në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe ndihmën e tij të vazhdueshme për komunitetin shqiptar.

Me emocion për këtë nderim, Renato Farina shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bashkisë Pukë, duke e quajtur këtë titull një vlerësim të veçantë që e lidh edhe më fort me Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

“Personalisht kur kam qene parlamentar i Keshillit te Evropes kam munduar me ndihmuar kauzen e integrimit te shqiperise, bashke me koleget tuaj qe kane qene parlamentar atje. Ju po me jepni nje titull dhe une ju detyrohem nje borxh dhe borxhet qe behen me dashuri nuk shlyhen. Ata mbahen me gezim gjate gjithe jetes. Jam i sigurte per nje gje, kjo dhurate me vjen direkt nga Nene Tereza. Duart tuaja per mua, jane duart e Nene Terezes. Eshte ajo qe ma dergon sepse rash ne dashuri me kete toke dhe kete popull”

Ceremonia u nderua gjithashtu me pranishmërinë e ish-deputetit Eduart Ndocaj, një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve të afërt të Farinës, i cili vlerësoi kontributin e tij në avancimin e çështjeve shqiptare në Itali dhe mbështetje ndaj emigrantëve shqiptarë.

Renato Farina është një emër i njohur në fushën e politikës dhe gazetarisë italiane. Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme në jetën publike, duke kontribuar gjithashtu në afrimin e marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë si një zë mbështetës për shqiptarët, sidomos për komunitetin e emigrantëve në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related