Tabaku denoncon nga Babrruja: Qeveria ia merr tokën pronarit dhe ia jep KAYO-s

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte në Babrru ku takoi familjen Dervishi, pronarë të një toke të trashëguar ndër breza, e cila sipas saj është marrë nga shteti pa kompensim dhe i është dhënë më pas kompanisë KAYO për ndërtimin e një fabrike prodhimi armësh.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku e cilësoi këtë rast si një tjetër aferë që, sipas saj, tregon modelin e një shteti që nuk mbron qytetarët, por favorizon interesa të ngushta ekonomike.

“Jemi në pronën e familjes Dervishi, një tokë e trashëguar në vite, e ruajtur dhe e investuar me aq mundësi sa kanë pasur. Sot shteti vjen, pa asnjë kompensim dhe pa asnjë të drejtë ligjore, dhe e uzurpon për t’ia dhënë KAYO-s për ndërtimin e një fabrike armësh”, u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se rasti i familjes Dervishi është ilustrim i një fenomeni më të gjerë, ku sipas saj prona private nuk respektohet dhe ligji zbatohet në mënyrë selektive.

“Shteti është i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin. A ka standard europian që justifikon marrjen e pronës së një qytetari dhe dhënien e saj një kompanie, pa kompensim dhe pa transparencë?” – ngriti pyetjen Tabaku.

Deputetja demokrate u ndal edhe tek rëndësia e së drejtës së pronës si një nga themelet e shtetit ligjor dhe të integrimit europian, duke theksuar se raste të tilla minojnë besimin e qytetarëve dhe standardet që Shqipëria pretendon të arrijë.

“Prona është e shenjtë. Nëse nuk respektohet e drejta e pronës, atëherë nuk mund të flasim për asnjë të drejtë tjetër. Kjo nuk është Shqipëria europiane që duam”, deklaroi ajo.

Në përfundim, Tabaku garantoi se do ta ndjekë çështjen e familjes Dervishi deri në fund, duke ofruar mbështetje për ta në çdo hap ligjor dhe institucional, ndërsa e cilësoi këtë betejë si një çështje që shkon përtej një rasti individual dhe prek thelbin e shtetit të së drejtës në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...