“Na falni për zhgënjimin”, Vllaznia pranon dështimin në Europë dhe zbulon arsyen: “Skuadra u paraqit e cunguar”

Publikuar me datë:

Klubi i Vllaznisë ka reaguar një ditë pas eliminimit nga Kupat e Europës, duke u kërkuar ndjesë tifozëve për rezultatin zhgënjyes. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, drejtuesit kuqeblu theksojnë se skuadra u detyrua të përfaqësonte klubin në kompeticionet europiane e cunguar, për shkak të arsyeve burokratike dhe proceduriale që nuk lejuan aktivizimin e të gjithë lojtarëve të planifikuar.

Pavarësisht kësaj, klubi pranon përgjegjësinë ndaj tifozëve dhe premton se do të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri, me objektivin për ta rikthyer Vllazninë në majat e futbollit shqiptar. Drejtuesit bëjnë me dije se përgatitjet për kampionatin, i cili nis më 22 gusht, do të vijojnë intensivisht me përforcime të tjera në merkato.

Postimi i plotë:

Të dashur tifozë kuqeblu ❤️💙.

Ndjejmë detyrimin moral t’ iu kërkojmë ndjesë për rezultatin e djeshëm dhe për zhgënjimin që përjetuat së bashku me ne.

Fatkeqësisht, për arsye burokratike dhe proceduriale, skuadra jonë u detyrua të përfaqësonte Vllazninë në Kupat e Europës e cunguar, pa pasur mundësinë të aktivizonte të gjithë lojtarët e planifikuar. Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme që ndikoi ndjeshëm në ecurinë tonë europiane.

Megjithatë, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë që kemi ndaj fanellës kuqeblu dhe ndaj jush, që na keni mbështetur gjithmonë me besnikëri. Ju falënderojmë për durimin, besimin dhe përkrahjen tuaj të pakushtëzuar.

Tani është koha të shohim përpara. Kampionati fillon më 22 gusht dhe ju premtojmë se do të bëjmë gjithçka për të ndërtuar një skuadër konkurruese, që do të luftojë me dinjitet për çdo objektiv dhe do t’ju bëjë sërish krenarë.

Në ditët në vijim, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik do të vijojnë përgatitjet intensive për sezonin e ri, duke vijuar me përforcimin e skuadrës dhe përmirësimin e çdo aspekti të lojës. Synimi ynë është i qartë: të rikthejmë Vllazninë aty ku i takon, në majat e futbollit shqiptar dhe me një paraqitje dinjitoze në çdo kompeticion.

Një falënderim vllazëror shkon për FC Malishevën, drejtuesit dhe tifozerine e saj për mikpritjen dhe korrektësinë e treguar gjatë qëndrimit tonë. I urojmë suksese në vazhdim të rrugëtimit europian dhe shpresojmë të përfaqësojnë sa më denjësisht futbollin shqiptarë në rajon

Forca Vllaznia! 🔴🔵

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga Shkodra në Strasburg: Studentët e Drejtësisë vlerësohen nga Këshilli i Evropës

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës...

Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA

Tymi i dendur nga qindra zjarre në Kanada mbuloi një pjesë...

Pse italianët hedhin ekspres të nxehtë mbi akullore?

Një gotë, një top akulloreje dhe një ekspres i...