Automatik, pushkë dhe dy armë gjahu në banesë/ Policia e Shkodrës arreston 21-vjeçarin në Trush

Publikuar me datë:

Një i ri 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pas një kontrolli të realizuar në shtëpinë e tij, ku u gjetën armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Operacioni i quajtur “Kalibri” u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas mbledhjes së informacionit të siguruar përmes aktiviteteve operative, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të paligjshme dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

I arrestuari është identifikuar si Roberto Malocaj, 21 vjeç, banues në fshatin Trush.

Gjatë kontrollit, policia sekuestruan katër armë: një armë automatike, një pushkë dhe dy armë gjahu, së bashku me një sasi të konsiderueshme municioni.

Armët dhe municioni janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku do të vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...