E dënuar për trafik droge/ Ish-punonjësja e AKSHI-t, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale

Publikuar me datë:

Erisa Fero, ish-punonjësja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale.

Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022, pasi në automjetin që drejtonte në aksin Pogradec–Qafë Thanë u gjetën 58 kilogramë lëndë narkotike kanabis, që sipas hetimeve do të trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut.

Çështja mori jehonë të madhe publike për shkak të funksionit që Fero mbante në administratën shtetërore.

Pas arrestimit, AKSHI njoftoi largimin e saj nga detyra, ndërsa sot ajo ka rifituar lirinë si përfituese e amnistisë penale, pas vuajtjes së një pjese të dënimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Parajsa e Veriut pa rrugë: Pulti vijon të vuajë harresën 37 kilometra larg investimeve

Aksi Prekal–Kir–Plan vijon të jetë një nga rrugët më...

Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut

“Mjeshtër i Sportit”, Gazheli la gjurmë duke u shpallur...

Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin e Braçes ndaj gazetarit të News24

Reporterët pa Kufij (RSF) kanë reaguar pas incidentit të...

Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak

Gjithnjë e më shumë të rinj në Gjermani po...