Apartamente dhe garazh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

Publikuar me datë:

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

Nga hetimi pasuror rezultoi se të ardhurat e ligjshme të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij nuk justifikojnë investimet e kryera në këto prona.

Prokuroria kërkoi dhe gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive, të cilat dyshohet se janë krijuar nga trafiku i lëndëve narkotike.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një apartament 1+1 me verandë në Rrugën “Xhanfize Keko” dhe një apartament 2+1 me garazh në një kompleks në ndërtim në Rrugën “Kahreman Ylli”.

“Nga konkluzionet e arritura në aktin e ekspertimit kontabël dhe nga dokumentacioni i administruar, rezulton se pasuritë e identifikuara dhe të zotëruara nga subjektet e këtij procedimi pasuror plotësojnë kriteret e parashikuara nga nenet 11 dhe 24 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, për sekuestrimin dhe/ose konfiskimin e tyre, pasi konstatohet se ekziston një disproporcion i dukshëm ndërmjet pasurive të identifikuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’i justifikuar ato.

Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimit pasuror të kryer në lidhje me shtetasin A.A. dhe të afërmit e tij, rezulton e provuar ky shtetas ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, vepër penale e cila bën pjesë në veprat e parashikuara nga ligji nr. 10192. Nga kjo veprimtari rezulton se janë krijuar pasuri shpërpjestimore në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk përligjen prej tyre.”- njofton Porkuroria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata e presidentit Donald Trump ka miratuar rregulla të...

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Ja kush emërohet në vend të tij

Federata e Futbollit ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Gent...

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

Byroja e Konventës së Bernës në një letër drejtuar...