Alarm për ujin e pijshëm në Malësi të Madhe: Burimi i Rrjollit ende me tuba eterniti të rrezikshëm për shëndetin

Publikuar me datë:

Një vit më parë janë publikuar pamje nga burimi i Rrjollit në Kokpapaj, një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë për Malësinë e Madhe, nga i cili përfitojnë rreth 80% e banorëve të zonës.

Sipas informacioneve, uji grumbullohet në kanalin kryesor përmes tubave prej eterniti, të vendosur që në kohën e ndërtimit të veprës. Shqetësimi lidhet me faktin se eterniti konsiderohet material me rrezik për shëndetin dhe përdorimi i tij është ndaluar në vendet e Bashkimit Europian, por edhe në Shqipëri.

Ekspertët kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin se ekspozimi i zgjatur ndaj këtij materiali mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e njerëzve.

Mbetet e paqartë nëse institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret për zëvendësimin e këtyre tubacioneve dhe garantimin e sigurisë së ujit të pijshëm për banorët.

Burimi: Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjike/ Përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë, dyshohet për 50 të mbytur

Të paktën 50 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, dyshohet...

Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën...

SHBA tërhiqet nga tarifa për Hormuzin, Trump: Marrëveshje tregtare dhe investimesh në Gjirin Persik

Presidenti Amerikan  Donald Trump, është tërhequr nga propozimi për...