Një ngjarje e rëndë u shënua sot në plazhin e Velipojës, ku një udhëtim me gomone i tre anëtarëve të një familjeje mund të kishte përfunduar keq. Familja nga Dibra, e përbërë prej gjyshit, xhaxhait dhe nipit, u gjet në rrezik mbytjeje, por ndërhyrja e shpejtë e rojeve bregdetare shpëtoi situatën.
Roli i rojeve bregdetare u vërtetua sërish disa ditë më parë. Një bashkëpunim i shkëlqyer mes vrojtuesve të plazhit dhe qendrës shëndetësore ndihmoi në shpëtimin e një pushuesi. Ai kishte pasur probleme me zemrën, por reagimi i shpejtë i rojeve dhe mjekëve evitoi një tragjedi të mundshme.

