Skënderbeu dhe Laçi ngjiten zyrtarisht në Superligë

Publikuar me datë:

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të dielë gjashtë ndeshjet e raundit të 31-të.

Dy sfida nga fundi i sezonit janë mësuar edhe verdiktet e para, me Skënderbeun dhe Laçin që janë rikthyer zyrtarisht pas një viti në Superligë.

Një vend në play-off e kanë të sigurt edhe Pogradeci me Ilirinë, ndërsa në dy raundet e fundit që kanë mbetur do ketë garë për titullin kampion, dy vendet e tjera në play-off, zonën play-out dhe sigurimin e mbijetesës.

Në stadiumin e Korçës vendasit e Skënderbeut fituan 4-0 kundër Kastriotit dhe me këto tri pikë kanë krijuar distancën e nevojshme që zyrtarisht të jenë në Superligë sezonin e ri. Ndërkohë gara vijon me Laçin për trofeun kampion.

Në Laç, vendasit fituan 2-0 ndeshjen direkte kundër Pogradecit dhe me diferencën prej gjashtë pikësh nga liqenorët, marrin një biletë për në Superligë.

Në Laç ndeshja ishte e tensionuar, ndërsa tifozët hodhën sende të forta në fushë. Myrta për Laçin dhe Abazaj e Dragoshi për miqtë u ndëshkuan me kartona të kuq nga kryesori Florjan Lata në fundin e takimit.

Për momentin AF Luftëtari dhe Kukësi shkojnë në ndeshjen shtesë, ndërsa Apolonia dhe Lushnja nëse nuk grumbullojnë pikë janë të rrëzuara nga Kategoria e Parë, teksa kanë mbetur edhe dy raunde për verdiktet finale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Përtej murit” në Venecia/ Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, nga Shkodra në Genazzano

Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, një prej figurave më të rëndësishme të traditës fetare shqiptare, është sjellë në ekran përmes dokumentarit “Përtej murit”, me regji të Gjon Kolndrekajt. Filmi u prezantua në Festivalin e Venecias dhe trajton historinë gati 600-vjeçare të ikonës, si dhe lidhjen e saj me Shkodrën dhe Genazzanon në Itali. […]

Ardit Çylybyli: Puna për zgjedhjet vendore të 2027-ës sapo ka nisur, synojmë fitoren në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Shkodër, Ardit Çylybyli, ka...