Aksident në Lushnje, makina përplas të riun me biçikletë

Publikuar me datë:

Një aksident është regjistruar në Lushnje në hyrjen veriore në rrethrrotullimin e shinave të trenit.

Një mjet tip Ford ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila e ka transportuar të riun në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

I aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa efektivët e qarkullimit po dokumentojnë ngjarjen dhe po kryejnë procedurat e rastit.

Nga të dhënat e para, drejtuesi i biçikletës i ka dalë para në momentin që mjeti dilte nga rrethrrotullimi dhe ka ndodhur përplasja. Mësohet se 25-vjeçari është dëmtuar lehtë pa pasoja për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ish-kreu i infektivit amerikan refuzon të dëshmojë për origjinën e COVID-19

Ish-drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive...

BE: Evropa rrezikon një sezon katastrofik zjarresh në fillim të gushtit

Një agjenci e Bashkimit Europian ka ngritur alarmin për...