Abissnet Superiore/ Hidhet kalendari, Egnatia nis mbrojtjen e titullit nga përballja me Tiranën, ja kur luhet derbi i kryeqytetit

Publikuar me datë:

Është hedhur sot në ambientet e FSHF-së shorti i kalendarit të kampionatit 2026-2027 të Abissnet Superiore. Gara nis menjëherë me dy sfida të mëdha, siç janë Egnatia-Tirana dhe Partizani-Teuta.

Në kampionat marrin pjesë 10 skuadra, me Skënderbeun dhe Laçin të rikthyer, duke marrë vendin e Flamurtarit dhe Bylisit. Egnatia kampione në fuqi, Elbasani, Vllaznia, Dinamo, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta plotësojnë 10-shen e Abissnet Superiore, që starton më 22 gusht dhe përfundon më 9 maj

Sezoni i ri në elitën e futbollit shqiptar vjen me një format ndryshe nga ai i viteve të fundit. Nuk do të ketë më “Final 4”, por tri faza kampionati dhe më pas Play off e Play out. Pas 3 fazave të para pikët përgjysmohen dhe 6 skuadrat e renditura në vendet e para shkojnë në Play off për titullin kampion.

Skuadrat e tjera shkojnë në Play out, ku luajnë për të mos rënë nga kategoria. Vetëm vendi i 10-të bie nga kategoria, i 9-ti luan në finalen e Play out me një ekipt të Kategorisë së Parë.

Tirana dhe Partizani do të kenë mundësinë të luajnë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa Dinamo do të luajë në “Elbasan Arena”. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshja me më shumë interes për tifozët, do të zhvillohet javën e 6-të të kampionatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related