Humbi jetën në ujërat e lumit Mat! Ky është Erkin Lika, anëtar i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar

Publikuar me datë:

Personi në foto është Erkin Lika, anëtari i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar që humbi jetën tragjikisht, pasi u rrëzua nga shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës.

Erkin Lika, ishte një pjesëtar shumë i njohur i grupeve të kërkim-shpëtimit, i cili shquhej për angazhimin e tij në operacione për shpëtimin e personave të përfshirë në aksidente, ndërsa alpinizmi ishte pasioni i tij më i madh.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi teksa ai ndodhej në zonë së bashku me grupin, ku dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë në momentin që po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa për nxjerrjen e trupit u kërkua ndihma dhe u bashkuan edhe ekipe të specializuara nga Kosova, duke qenë se terreni paraqitej tejet i vështirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related