Ngjarja në Fier/ Nëna e një prej vajzave që dhunuan 17-vjeçaren: Vinte natën në shtëpi, kërkoj të kurohet

Publikuar me datë:

Këtë të diel po mbahet masa e sigurisë personale për 3 vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier, për të cilat prokuroria ka ngritur akuza për “Heqje të paligjshme të lirisë”.

Nëna e vajzës 15-vjeçare për të cilën u kërkua shtrim i përkohshëm në spitalin psikiatrik thotë se nuk kanë pasur njohje me familjen e 17-vjeçares së dhunuar.

Po ashtu nëna thotë se nuk i njihte as dy vajzat e tjera me të cilat e bija kishte shoqëri. Po ashtu, ajo thotë se ende nuk e ka takuar vajzën, për të cilën shton se ka pasur probleme të vazhdueshme dhe në shkollë dhe se kthehej në shtëpi në orët e vona të natës.

“Nuk dimë asgjë për gjendjen e vajzës, ndaj jam shqetësuar shumë sepse nuk kam asnjë informacion për analiza apo të tilla. E kam takuar 2 herë vajzën në spital.

Vajza nuk kishte rroba të reja apo telefon, vetëm ato që i blinim ne. Kur vinte në shtëpi në orët e para të mëngjesit nuk më tregonte ku ishte, më thoshte isha me shoqe. Shoqet e vajzës nuk i njihja as prindërit e tyre. I njoha në polici.

Me prindërit e vajzës së rrahur nuk kam pasur fare kontakt.

Ne kemi 1 vit që kemi shkuar në polici disa herë. Në shkollë vajza nisi të ketë shqetësime. Drejtoria e shkollës na nxorri jashtë ne si prindër dhe vajzën, na tha zhdukeni jashtë.

Psikologia qeshte me ne. Vajzën e çuam në një shkollë tjetër por ajo nuk pranonte. Vajza e ka denoncuar edhe babanë për dhunë.
Unë kërkoj kurim të plotë për vajzën si dhe dua informacione për gjendjen e saj”, u shpreh ajo.

Prokuroria ka kërkuar masat e sigurimit personal ‘Arrest me burg’ për shtetasen L.L., ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen e mitur K.G., dhe ‘Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik’ për shtetasen e mitur në konflikt me ligjin M.R. të gjitha të dyshuara për kryerjen e veprës penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’ e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili...

Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Ish -Emiri i Katarit , Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani , ka...