Aleksandër Koçeku u vra në Karmë të Kirit në Dukagjin. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.
Një gjë të tillë e bën të ditur kushëriri i viktimës Mark Koçeku.
Para 8 vitesh, Angjelin Shkambi u vra me armë zjarri në Shkodër ndërsa autori i kësaj ngjarje Artan Koçeku është në burg si dhe është vëllai i Aleksandër Koçekut që u vra sot.
Aleksandër Koçeku rreth 42 vjeç u qëllua me breshëri plumbash në fshatin Lin në aksin Kir-Prekal të Dukagjinit.
Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.

