Kush fshihet pas investimit privat 1.5 milion euro pranë Bahçallëkut? Akuza të forta ndaj Benet Becit

Publikuar me datë:

Media lokale, Shkodra News 24 ka publikuar një material ku ngrihen dyshime mbi një investim të pretenduar prej 1.5 milionë eurosh për ndërtimin e një kampingu pranë urës së Bahçallëkut.

Sipas lajmit, investimi lidhet me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndërsa hidhen akuza se për realizimin e tij mund të jenë përdorur burime shtetërore. Gjithashtu, lajmi ngre pikëpyetje edhe mbi pronësinë dhe mënyrën e administrimit të projektit.

Pas publikimit të këtyre pretendimeve, lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje:

A është i vërtetë investimi prej 1.5 milionë eurosh dhe kush fshihet realisht pas këtij projekti?

A ka mundësi që ky projekt po kamuflohet në emër të djalit të xhaxhait të Benet Becit, Etrit Becit, siç pretendohet në denoncimin e publikuar?

Nëse janë përdorur burime apo mjete publike për një investim privat, si është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë kaq hapur?

Çfarë po ndodh në Shkodër dhe a do të reagojnë institucionet për të verifikuar këto akuza dhe për të sqaruar opinionin publik?

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia Shkodër apo nga vetë Benet Beci lidhur me këto pretendime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related