OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit

Publikuar me datë:

Vendet e botës duhet të refuzojnë përpjekjet e Iranit për të vendosur kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë, sipas një deklarate të IMO, raportoi “Reuters”.

Këshilli drejtues i Organizatës Ndërkombëtare Detare të OKB-së (IMO) miratoi një dokument ku dënon vendimin e Iranit për krijimin e një strukture, që synon të kontrollojë trafikun detar në këtë ngushticë.

IMO deklaroi se vendet anëtare nuk duhet të njohin pretendimet e Iranit për sovranitet mbi ujërat e Ngushticës së Hormuzit dhe as vendimet që mund të pengojnë lundrimin ndërkombëtar.

Tensionet u rritën këtë javë, pas përplasjeve mes SHBA-së dhe Iranit, përfshirë sulme ajrore amerikane, pas akuzave të Uashingtonit se Teherani ishte përgjegjës për sulme ndaj anijeve.

Ngushtica e Hormuzit është një pikë strategjike për tregtinë globale, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e furnizimeve botërore me naftë.

Çdo pengesë në këtë zonë, mund të ndikojë në tregjet energjetike dhe transportin detar.

Irani ka mohuar se po përpiqet të mbyllë ngushticën, duke thënë se masat e tij synojnë vetëm rritjen e sigurisë detare dhe mbrojtjen e interesave të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Si ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale?

Studimet tregojnë se ëndrrat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në...

Përplasen dy automjete në aksin Lushnjë–Berat, përfundon në spital e moshuara

Një aksident është raportuar në aksin nacional Lushnjë-Berat, në...

Zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e  Kupës së Botës

FIFA po i bën përgatitjet e fundit për finalen...

Kinë/ Evakuohen mbi 600 mijë banorë, tajfuni Bavi po i afrohet qytetit

Kina ka evakuuar më shumë se 600 mijë persona,...