Rama në Jalë, të rinjtë me pyetje të paracaktuara nga kryeministri

Publikuar me datë:

Asgjë e re nga kampi i Jalës, ku Edi Rama mbajti sot paradite një monolog të gjatë për të propaganduar arritjet e qeverisë së tij. Edhe pyetjet që të rinjtë bënë nuk ishte e vështirë të dallohej se ishin pyetje të paracaktuara.

Disa prej tyre po i lexonin fjalë për fjalë sic ua kishte shkruar stafi i Ramës e të tjerë mezi po i perifrazonin. Dhe ishin ekzaktësisht ato pyetje që donte Edi Rama për të ngritur narrativën e tij.

E pyetën për negociatat, e pyetën për reformimin e administratës publike, për ndërhyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova në protestën e Tiranës, e pyetën për Zvërnecin dhe deri te botimi i “Albanian Files”. Kishte shumë pak pyetje për shqetësimet e gjeneratës së tyre, për arsimin, shëndetësinë, punësimin apo korrupsionin e ngritur në sistem dhe të shtrirë në mënyrë kapilare në të gjithë shtetin.

Si për ta bërë më qesharake situatën, në nisje të takimit drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, ju tha të rinjve se Edi Rama kishte vetëm një kusht për të qenë në atë takim; pyetjet të ishin të vërteta.

Natyrisht që edhe ky ishte një inskenim propagandistik sepse të gjitha pyetjet me të cilat u përballë kryeministri ishin dhënë me porosi tek të rinjtë.

Edi Rama është tashmë një politikan i vjetër i së shkuarës dhe sado që të përpiqet nuk e ndalon dot fundin e tij, i cili u përshpejtua nga protesta në bulevard.

Nga LAPSI.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...